Për Ju


PËR NDIHMË KONTAKTO
(04) 22 33 408





Baza e të dhënave

Prezantim i sistemit

Projekti “Ta bëjmë realitet” ka realizuar me mjaft sukses ndërtimin e një sistemi kompleks database (baze të dhënash) për monitorimin e rasteve të dhunës në familje në pesë rrethet pilot ku ai zbatohet.

Ideja lindi së bashku me ideimin e projektit, si një mënyrë për të adresuar dhe mungesën e statistikave në drejtim të rasteve të dhunës në familje. Por me fillimin e punës ne terren dhe sidomos me konturimin e plotë të Këshillave Kundër Dhunës në Familje (KDHF), u pa e nevojshme që ky sistem të konceptohej jo vetëm si inventar i rasteve të dhunës në familje, por në radhë të parë si bazë të dhënash për mënyrën e trajtimit të tyre nga institucionet kompetente.

Projekti i parë i sistemit u përgatit nga ekspertja Elvana Gadeshi. Ai u perfeksionua në bazë të konsultimeve të ngushta me Komitetin Drejtues të projektit dhe me eksperte të çështjeve të dhunës në familje, si: V.Mecaj, I Luarasi, M.Kocaqi, E.Haxhiymeri, M.Arqimandriti, A.Haxhiu, me anëtaret e pesë KDHF-ve, zyrën e UNIFEM-it në Tiranë si dhe me ekspertë të tjerë të huaj, si p.sh. znj. Trisha Gentle, konsulente nga Sh.B.A, e ardhur në Shqipëri në kuadrin e një projekti të UNDP-së pikërisht për ndërtimin një platforme për reagimin e koordinuar te komunitetit kundër dhunës në familje.

I ndërtuar duke pasur parasysh dhe indikatorët e përpunuar në bashkëpunim me zyrën e UNIFEM-it në Tiranë për monitorimin e impaktit të veprimtarive kundër dhunës në familje në Shqipëri, sistemi ofron dhe mundësinë për raportimin të vazhdueshëm mbi ecurinë e plotësimit të këtyre indikatorëve në bazë të të dhënave të plotësuara rregullisht. Ai është vlerësuar nga UNIFEM si një praktikë e suksesshme që vlen të replikohet më gjerë në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Dokumenta ndërkombëtare

Kuadri Kombëtar i Llogaridhënies
për t’i Dhënë Fund Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave:
Listë kontrolli me 10 pika

Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një prej shkeljeve të të drejtave të njeriut më të përhapura në botë. Ajo i ka rrënjët thellë në diskriminimin dhe pabarazinë gjinore. Asnjë grua apo vajzë nuk është plotësisht jashtë këtij rreziku dhe asnjë vend nuk mbetet i paprekur nga ndikimi i saj.

Në vitin 2008, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara prezantoi Fushatën “Bashkë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave” për t’u përballur vendosmërisht me pandeminë. Është përgjegjësia e qeverive të sigurohen se gratë dhe vajzat kanë mundësi t’i drejtohen organeve të drejtësisë, që dhunuesit të mos veprojnë me sigurinë se nuk ndëshkohen dhe që të merren të gjitha masat e mundshme për të parandaluar dhe reaguar ndaj dhunës ndaj grave, në përputhje me standardin “kujdesi i duhur” siç kërkohet nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), Deklarata e Kombeve të Bashkuara për Eleminimin e të Gjitha Formave të Dhunës ndaj Grave dhe Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara për Dhunën ndaj Grave, Shkaqet dhe Pasojat.

Megjithë përpjekjet globale për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, sistemet e zbatimit dhe llogaridhënies mbeten embrionalë dhe të shkëputur. Më poshtë janë dhjetë elementë kyçë të një kuadri kombëtar llogaridhënieje.

1. A trajtohen format e ndryshme të dhunës ndaj grave dhe vajzave?
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ndodh si në hapësira private, ashtu edhe në ato publike. Ajo merr forma mjaft të ndryshme që nga dhunimi në familje deri tek përdhunimi, tortura psikologjike, trafikimi, shfrytëzimi seksual dhe praktikat e dëmshme, ndër të tjera. Aktet e dhunës ndodhin në mjedise të ndryshme (në shtëpi, rrugë, shkollë, punë, situata konflikti) dhe prekin grupe nga më të ndryshmet (ku përfshihen ato rurale/urbane, të pasurit/të varfërit, të rinjtë/të rriturit, emigrantët, të shpërngulurit, indigjenët, me aftësi të kufizuara dhe gra me HIV). Një reagim efikas kërkon që ligjet, rregullat, shërbimet dhe mbledhja e të dhënave të dallojnë dhe të prekin shfaqjet e ndryshme të dhunës dhe të hartojnë strategjitë e duhura në bazë të konteksteve specifike në të cilat ato ndodhin.

2. A ka sisteme të mbledhjes, analizës dhe shpërndarjes së të dhënave?
Hartimi i politikave, programeve dhe reagimeve praktike varet nga të dhënat e besueshme. Kjo përfshin informacion për përhapjen, shkaqet, të mbijetuarit dhe personat që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe vajzave; ndikimin e ndërhyrjeve dhe rezultatet e sektorit publik në termat e, të themi, mundësive për t’iu drejtuar shërbimit shëndetësor dhe reagimeve të policisë dhe gjyqësorit; qëndrimet, sjelljet dhe përvojat e burrave, grave dhe të rinjve nga grupe të ndryshme të popullsisë dhe si e perceptojnë ata këtë çështje në shoqërinë e tyre; si dhe kostot sociale dhe ekonomike të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Këto të dhëna janë thelbësore për të matur progresin e nismave kundër dhunës, për të hartuar strategji efikase dhe për të caktuar buxhete.

3. A pasqyrojnë politikat dhe programet një qasje gjithëpërfshirëse e shumë-sektoriale?
Trajtimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave kërkon një reagim shumë-dimensional ku përfshihen organizmat qeveritare, organizatat jo-fitimprurëse dhe subjekte të tjera nga sektorë dhe disiplina të ndryshme. Përveç institucioneve që janë përfshirë që në fillim në këto përpjekje (si psh. shëndetësia, siguria publike, organizmat ligjore, ministritë që trajtojnë çështjet e grave), duhet të përfshihen edhe faktorë të tjerë kyçë - si psh. institucionet arsimore, punëdhënësit, sindikatat, media, ministria e financave dhe sektori privat në kuadër të përgjegjësisë sociale. Ndërhyrjet duhet të përbëhen si nga sistemet e shërbimit dhe të referimit për të mbijetuarit/viktimat e dhunës, ashtu edhe nga përpjekjet më të gjera të parandalimit që përqendrohen në mobilizimin e shoqërisë dhe komunitetit për “tolerancën zero” dhe barazinë gjinore. Mbështetje e gjithanshme do të thotë të trajtosh shumëllojshmërinë e nevojave dhe të drejtave të grave dhe vajzave, që përfshin sigurinë, shërbimet shëndetësore, ligjore dhe gjyqësore dhe sigurinë ekonomike për veten, fëmijët apo personat e tjerë në varësi.

4. A ekzistojnë dhe mund të përdoren “Shërbimet e Vijës së Parë” në rast urgjence?
Të mbijetuarit e dhunës gjinore kanë nevojë për mbështetje të “vijës së parë” nga policia si dhe organizmat shëndetësore dhe ligjore. Ndërkohë që krijohen mundësitë e ndihmës në shkallë më të gjerë dhe më afatgjatë, të gjitha shtetet duhet të sigurojnë standardet minimale për të përmbushur nevojat urgjente. Në varësi nga konteksti kombëtar, ato duhet të përfshijnë: ofrimin e sigurisë dhe mbrojtjes së duhur për të mbijetuarit/viktimat; mundësinë universale për të përdorur të paktën një linjë telefonike 24-orëshe pa pagesë për të raportuar abuzimin dhe situata të tjera me rrezik për jetën ku gjenden edhe këshillues të trainuar që mund t’i referojnë telefonuesit tek shërbimet përkatëse; një strehëz për çdo 10 mijë banorë që ofron strehim të sigurt në rast urgjence, këshillim të kualifikuar dhe ndihmë tjetër të nevojshme; një qendër avokatie dhe këshillimi për çdo 50 mijë gra që t’u ofrojë ndihmë të mbijetuarve/viktimave; një qendër për rastet e përdhunimeve për çdo 200 mijë gra; dhe mundësi për të marrë trajtim shëndetësor cilësor pas përdhunimit (që përfshin testin e shtatëzanisë, kontraceptivët e urgjencës, profilaksinë pas-faktit për të parandaluar HIV-in dhe trajtim për infeksionet që transmetohen seksualisht, trajtim për lëndimet dhe këshillim psiko-social). Këto shërbime nuk duhet të kushtëzohen nga dhuna që i mbijetuari/viktima raporton në polici dhe duhet të ndiqen nga një mbështetje afatgjatë shëndetësore, ligjore, psiko-sociale, arsimore dhe ekonomike.

5. A është legjislacioni kombëtar i përshtatshëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut?

Ligjet dhe zbatimi i tyre janë thelbësore për t’i dhënë fund mungesës së ndëshkimit. Ato përcaktojnë kufijtë për normat dhe sjelljet publike. Ato garantojnë të drejtat që duhet të gëzojnë të gjithë njerëzit dhe përcaktojnë përgjegjësitë dhe detyrimet e personave të caktuar për mbrojtjen e tyre. Ligjet për të ndalur dhunën duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të ndihmojnë për të parandaluar, reaguar dhe ndëshkuar të gjitha format e dhunës kundër grave dhe vajzave. Të drejtat e grave dhe vajzave duhet të konsiderohen si shqetësimi madhor i të gjitha ligjeve, politikave dhe programeve - duke përfshirë të drejtat e tyre për siguri personale, intimitet dhe fshehtësi, vendimmarrje të informuar dhe autonome, shërbime shëndetësore dhe sociale dhe për drejtësi. Kjo nënkupton gjithashtu dispozita ligjore që parashikojnë të drejta që mund të përcaktojnë nëse një grua ka mundësinë për t’u larguar nga një situatë abuzive, më konkretisht, të drejtat e gruas për ndihmë dhe kujdestarinë e fëmijës; të drejtat ekonomike, të pronës, të tokës dhe trashëgimisë; si dhe shtetësi dhe status emigranti. Pavarësisht nëse mbizotërojnë sistemet formale apo zakonore të drejtësisë, ato duhet të mbështesin të drejtat e grave dhe vajzave. Ligjet dhe zbatimi i tyre duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut, siç parashikohet në konventa, marrëveshje apo mekanizma të ndryshëm.

6. A përcaktojnë përgjegjësi dhe standarde dekretet, rregulloret dhe protokollet?
Duhet të përcaktohen standarde të qarta për zbatimin dhe monitorimin e ligjeve, politikave dhe programeve nëpërmjet instrumentave dhe procedurave të ndryshme që i përforcojnë dhe i institucionalizojnë ato. Dekretet e presidentit apo vendimet e këshillit të ministrave, për shembull, mund të nxisin zbatimin duke i caktuar role dhe përgjegjësi specifike ministrive të veçanta. Protokollet, si brenda sektorit ashtu edhe ato ndërsektoriale, mund të ofrojnë udhëzime të rëndësishme për punonjësit dhe të caktojnë standarde pune e funksionimi. Këto standarde gjithashtu mund të shërbejnë si tregues për të matur progresin apo përgjegjësitë, si dhe për të përfshirë përmirësime. Protokollet dhe procedurat duhet të jenë në përputhje me të drejtat e rekomanduara dhe të miratuara në arenën ndërkombëtare si dhe me standardet e ofrimit të shërbimeve.

7. A ka një Plan Kombëtar Veprimi dhe politika të hartuara dhe në zbatim?
Planet Kombëtare të Veprimit që i kushtohen trajtimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave mund të jenë instrumente të vlefshme për të përcaktuar burimet institucionale, teknike dhe financiare të nevojshme për reagimet e bashkërenduara e ndër-sektoriale. Ato mund të parashtrojnë mekanizmat e llogaridhënies dhe mund të qartësojnë përgjegjësitë institucionale. Ato mund të shërbejnë gjithashtu për të monitoruar progresin drejt objektivave specifike. Ministritë të cilave u është ngarkuar bashkërendimi (shpesh mekanizmat e grave) kanë nevojë për mbështetje politike në nivelet më të larta të qeverisë, si dhe për mbështetjen e nevojshme institucionale dhe financiare për të përmbushur këtë detyrë komplekse. Garantimi që veprimet për të trajtuar dhunën ndaj grave dhe vajzave integrohen në politika të tjera kryesore dhe kuadre financimi mund të ofrojë gjithashtu rrugët strategjike për forcimin e përpjekjeve dhe sigurimin e buxheteve. Shembuj të tyre përfshijnë strategjitë dhe planet kombëtare për reduktimin e varfërisë dhe zhvillimin, si dhe reforma sektoriale në lidhje me arsimin, shëndetësinë, drejtësinë, HIV/SIDA-n dhe vendosjen e paqes dhe rikonstruktimin në situatat pas konflikteve.

8. A ofrohen rregullisht burime të mjaftueshme për të zbatuar ligje dhe programe?
Shumë shpesh politikat dhe ligjet miratohen pa pasur fonde për zbatimin e tyre. Duhet bërë një vlerësim i buxhetit për t’u siguruar se ato plotësojnë nevojat e popullsisë, i shërbejnë si duhet zonave gjeografike të varfra dhe garantojnë barazi, si dhe sjellin përfitime për gratë dhe vajzat për të cilat hartohen. Konsideratat financiare duhet të bazohen tek kostot dhe duhet të përfshijnë aspekte në dukje periferike, por që në të vërtetë janë thelbësore si psh. ndihmë mjekësore dhe ligjore falas apo transport në mënyrë që gratë dhe vajzat të mund të përdorin shërbime të tjera ligjore, si dhe ndihmë për ri-integrimin e tyre social-ekonomik. Ndihma financiare për të mbijetuarit/viktimat mund të sigurohet nëpërmjet skemave novatore, si psh. fonde të administruara në mirëbesim në të cilat mund të derdhin kontributet si shteti ashtu edhe aktorë të tjerë (individë, organizata apo donatorë privatë). Burimet janë të nevojshme për të garantuar zhvillimin e aftësive të sektorëve dhe profesionistëve të ndryshëm që kanë përgjegjësi për të zbatuar ligjet dhe programet. Duhen caktuar fonde publike të mjaftueshme për organizatat jo-fitimprurëse dhe grupet e grave, si dhe shërbimeve për të mbijetuarit/viktimat për punën dhe kontributet e tyre.

9. A përqendrohen përpjekjet tek fuqizimi i grave dhe mobilizimi i komunitetit?
Shumë shpeh ka një tendencë për të “ofruar” politika dhe shërbime pa e përfshirë publikun nëpërmjet qasjeve fuqizuese që i mundësojnë njerëzit të “kërkojnë” dhe t’i përdorin këto shërbime si dhe të kërkojnë llogari. Ndryshimet e vërteta dhe që zgjasin për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave duhet të përqendrohen në nivelin lokal dhe të komunitetit, ku ndodhin aktet e abuzimit dhe ku, shumë shpesh, ato tolerohen. Strategjitë duhet të fuqizojnë gratë dhe vajzat për të kërkuar të drejtat e tyre për drejtësi, mbrojtje dhe ndihmë; duhet t’u japin njohuri për të drejtat e tyre dhe detyrimet e qeverisë; si dhe duhet të sigurojnë bashkëpunimin me qendrat e grave dhe grupet avokatore, si dhe organizatat e të rinjve, burrave apo të tjera që i kushtohen barazisë gjinore. Arsimi publik në masë dhe fushatat e ndërgjegjësimit për këto çështje, edhe nëpërmjet mediave lokale dhe kombëtare, janë elementë të rëndësishëm. Mobilizimi i komunitetit për barazinë gjinore dhe jo-dhunën është thelbësor për të ndërprerë dhunën ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht ndërmjet burrave, të rinjve dhe grupeve të tjera strategjike.

10. A janë funksionalë dhe pjesëmarrës sistemet e monitorimit dhe llogaridhënies?
Vlerësimet periodike dhe pjesëmarrëse që kryhen nga qeveria në nivel kombëtar dhe lokal, në partneritet me organizatat e grave apo të tjera të shoqërisë civile, shërbejnë për të garantuar që politikat dhe programet funksionojnë siç ishte përcaktuar dhe theksojnë mundësitë për përmirësim. Këto vlerësime mund të përfshijnë raporte vjetore progresi për parlamentin nga ministritë e linjës, krijimin e observatorëve kombëtarë dhe lokalë, mekanizmat e pavarur të mbikëqyrjes si Avokati i Popullit, bashkëpunimin me median për të shpërndarë informacion për përparimet dhe mangësitë, si dhe vlerësimet periodike të zbatimit të ligjeve dhe programeve. Politikat dhe programet kundër dhunës duhet të kenë objektiva dhe afate të qarta në mënyrë që të matet dhe të vlerësohet efektshmëria e tyre. Përpjekjet kombëtare për monitorim duhet të lidhen gjithashtu me detyrimet periodike për raportim të shtetit palë ndaj Komitetit të CEDAW dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.

Konferenca Kombëtare, 8 dhjetor 2009

Rrjeti kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit, në bashkëpunim me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri dhe me mbështetjen e Fondit të Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave (UNTF), organizuan në 8 dhjetor 2009 në Tiranë konferencën me temë: “Ta bëjmë realitet: Strategji të suksesshme për zbatimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje në Shqipëri”.

Si një forum për të shkëmbyer përvojat më të efektshme në luftën kundër dhunës në familje dhe për të nxitur adoptimin e gjerë të tyre si dhe marrjen e masave të tjera të nevojshme me angazhimin e të gjithë aktorëve si nga qeverisja qendrore e lokale dhe shoqëria civile në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, Konferenca ishtë dhe aktiviteti përmbyllës i projektit “Ta bëjmë realitet: Zbatimi i Ligjit kundër Dhunës në Familje në Shqipëri”. Ajo u organizua në tre sesione për prezantimin e arritjeve të realizuara në ngritjen e mekanizmit të referimit dhe sistemit të monitorimit të të dhënave në pesë rrethet pilot: Shkodër, Rrëshen, Berat, Pogradec dhe Vlorë; diskutimin mbi nisma të qeverisë lokale për zbatimin e Ligjit “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisjes lokale; dhe shkëmbimin e mendimeve për hedhjen e hapave të suksesshëm në të ardhmen përmes koordinimit të mëtejshëm, bazuar në arritjet e deritanishme, duke përfshirë këtu Platformën për ndërtimin e Reagimit të Koordinuar të Komunitetit kundër Dhunës në Familje të mbështetur nga PNUDI dhe të ndërtuar edhe në bazë të shembullit të Këshillave kundër Dhunës në Familje të pilotuara nga ky projekt, si edhe përvojën e linjës kombëtare të telefonit për fëmijët në Shqipëri (116), si strategji e suksesshme drejt mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna.

Konferenca “Ta bëjmë realitet: Strategji të suksesshme për zbatimin e Ligjit kundër Dhunës në Familje në Shqipëri” u përfshi në veprimtaritë që u zhvilluan në vendin tonë në solidaritet me fushatën e përvitshme mbarëbotërore të “16 ditëve të aktivizmit 2009″.

Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Eliminimin e Dhunës në Familje

Një dokument me rëndësi të veçantë në luftën kundër shunës në familje është dhe Strategjia Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Eliminimin e Dhunës në Familje dhe Plani i Veprimit i miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr.913, datë 19.12.2007.

Strategjia është konceptuar në dy pjesë: Barazia Gjinore dhe Lufta kundër Dhunës në Familje, të cilat janë të ndërthurura ngushtë me njëra - tjetrën, por kanë edhe specifikat e tyre. Drejtimet kryesore të Strategjisë janë përcaktuar mbështetur në kushtet aktuale të vendit, sidomos problemeve më shqetësuese me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Këtij qëllimi i shërben analiza e situatës aktuale në 12 prefekturat  e vendit, analiza e studimeve të fundit të realizuara nga institucionet qeveritare, shoqëria civile dhe ekspertë të barazisë gjinore dhe dhunës në familje, mbështetur në standartet ndërkombëtare si Plani i Veprimit i Pekinit, Konventa për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas (CEDAW), objektivat e Mijëvjeçarit etj.

Hartimi i Strategjisë, nën koordinimin e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, u realizua mbi bazën e një proçesi gjithpërfshirës. Ky proçes përfshiu hartimin e projektit nga grupet e punës, të përbërë nga përfaqësues të intitucioneve qendrore dhe vendore, shoqërisë civile, ekspertë të çështjeve gjinore, etj, dhe më pas diskutimi i projektit me grupet e interesit. Në proces një rol të rëndësishëm kanë luajtur agjensitë e Kombeve të Bashkuara si UNIFEM, UNDP, UNFPA, UNICEF, si dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Strategjia Kombëtare për Barazi Gjinore dhe kundër Dhunës në Familje shoqërohet me një Plan Veprimi, të detajuar në objektiva, masa zbatuese, buxheti përkatës, treguesit e matshëm dhe afatet kohore për realizimin tyre. Gjithashtu janë përcaktuar edhe institucionet kryesore përgjegjëse dhe  bashkëpunëtorët  për çdo masë zbatuese.

“Ta bëjmë realitet”

Konferenca Kombëtare, 8 dhjetor 2009

Baza e të dhënave

Pëshkrimi i projektit

Në nëntor 2007, Fondi i Mirëbesimit të Kombeve të Bashkuara në Përkrahje të Veprimtarive për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave (UNTF), i themeluar në vitin 1996 dhe që administrohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM), zgjodhi si përfitues granti ndër 36 kandidatë nga vendet e Ballkanit, për herë të parë, një propozim nga Shqipëria. Projekti fitues: ‘Ta bëjmë realitet: ‘Zbatimi i ligjit kundër dhunës në familje në Shqipëri’ u paraqit nga Shoqata Refleksione në emër të Rrjetit kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit.

Ky projekti dyvjeçar synon të mbështesë zbatimin e efektshëm të Ligjit kundër Dhunës në Familje në fuqi prej 1 qershorit 2007, si dhe të Strategjisë Kombëtare dhe të Planit përkatës të Veprimit, për të luftuar dhunën kundër grave. Iniciativa qendrore e projektit është pilotimi në pesë rrethe: Berat, Pogradec, Rrëshen, Shkodër dhe Vlorë, i ndërtimit dhe funksionimit të një sistemi ndërsektorial dhe të qëndrueshëm referimi në nivel lokal për gratë dhe vajzat, viktima të dhunës në familje.

Nga pikëpamja institucionale, puna e këtyre sistemeve të referimit mbështetet nga organizimi në pesë rrethet pilot i Këshillave kundër Dhunës në Familje. Këto këshilla shërbejnë si shembull se si përfaqësues nga të gjithë aktorët lokalë, duke përfshirë të gjitha autoritetet me detyra të përcaktuara në ligj, ashtu si dhe organizatat joqeveritare e të komunitetit, figurat kyçe lokale, media dhe mësuesit, të ndërgjegjësuar mbi atë çfarë kërkon dhe bën të mundur ligji, mund të bashkëpunojnë për të parandaluar dhe luftuar dhunën ndaj grave dhe vajzave, duke marrë parasysh përqasjet dhe opinionet e tyre dhe në veçanti të viktimave të dhunës.

Puna në Këshillat kundër Dhunës në Familje orienton gjithashtu përpjekjet për të kontribuar në plotësimin e mangësive në mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për rastet e dhunës në familje, përmes një fushate monitorimi të ndërtuar me kujdes.

Rezultatet e përgjithshme të punës shërbejnë si bazë argumentuese për veprimtaritë avokuese të projektit. Këto veprime, të bashkërenduara me iniciativat e tjera kundër dhunës në familje në Shqipëri synojnë një ndërgjegjësim më të lartë për këtë plagë shoqërore, vëmendje më të madhe, angazhim më të gjerë të grupeve shoqërore dhe zbatimin me përparësi të rekomandimeve për strategji dhe plane veprimi të efektshme dhe të qëndrueshme.

Projekti ‘Ta bëjmë realitet: Zbatimi i ligjit kundër dhunës në familje në Shqipëri vijon një angazhim mbi 15 vjeçar me fokus luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave të udhëhequr nga shoqatat joqeveritare, ku spikatin dhe anëtaret e Rrjetit kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit, të cilat do ta zbatojnë atë në partneritet dhe me Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA).

Rrjeti i themeluar në vitin 1998, përfshin përveç Shoqatës Refleksione, Strehëzën, Qendrën e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Shoqata Refleksione


Përmbajtja e faqes

Rrjeti


Botime

“Ne mund të bëjmë zgjedhje pa lënduar të tjerët …”

Broshurë për burrat dhe djemtë kundër dhunës në familje e komunitet

Buletini informativ i projektit

“Ta bëjmë realitet: Zbatimi i ligjit kundër dhunës në familje në Shqipëri”

25 nëntor 2008

21 korrik 2008

Buletin me rastin e 16 ditëve të aktivizmit 2008

Ligji kundër dhunës në familje


Adresa në Internet

Organizata të tjera për të drejtat e grave në Shqipëri
Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare
Shoqata “Në dobi të gruas shqiptare”
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin
Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste

Organizata të tjera jofitimprurëse në Shqipëri
Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve
Mjaft!

Institucione publike vendase
Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe të Drejtave të Barabarta
Ministria e Brendshme
Avokati i Popullit

Partnerë ndërkombëtarë në Shqipëri
UNIFEM - Shqipëri
UNICEF - Shqipëri

Organizata dhe rrjete të grave në rajon dhe botë
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës
Qendra Autonome për Gratë - Serbi
Projekti kundër dhunës ndaj grave i Avokatëve për të Drejtat e Njeriut (Minesota, SHBA)
Rrjeti i Grave Lindje-Perëndim
The International Women’s Rights Action Watch (IWRAW)
Global Alliance against Trafficking-Worldwide organization (GAATW)

Agjenci dhe organizma ndërkombëtare
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Gratë (UNIFEM)
Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW)
Amnesty International
Human Rights Watch

Arkiva


Informacion mbi ligjin

Ligji “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Strategjia Kombëtare për Barazinë  Gjinore dhe Eliminimin e Dhunës në Familje

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i cila ka hyrë në fuqi në 1 qershor 2007, ka për qëllim:
1. Parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore.
2. Garantimin e mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Pyetje-Përgjigje rreth Ligjit

Pyetje: Çfarë mbrojtje ofron ligji për personat që dhunohen në marrëdhëniet familjare?
Përgjigje: Ligji parashikon mbrojtjen e anëtarëve të familjes përmes marrjes së masave urgjente. Këto masa merren nga gjykata e cila nxjerr urdhrat e mbrojtjes:
- “Urdhrin e menjëhershëm i mbrojtjes”, i cili lëshohet përkohësisht nga gjykata brenda 48 orëve dhe është i vlefshëm deri në lëshimin e urdhrit të mbrojtjes.
- “Urdhrin e mbrojtjes”, i cili lëshohet me vendim gjykate e ku parashikohen masa mbrojtëse për viktimën. Gjykata vendos shqyrtimin e tij në një afat prej 15 ditësh.
Përmes urdhrave të mbrojtjes, gjykata urdhëron të paditurin/ën (dhunuesin/en) që të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër të dhunës në familje; që të mos cënojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me viktimën apo pjesëtarë të familjes së viktimës; Gjykata mund të largojë menjëherë të paditurin/ën (dhunuesin/en) nga banesa për një afat kohor të caktuar dhe të mos e lejojë të rihyjë në banesë pa autorizimin e saj, etj..

Pyetje: Cilët janë anëtarët e familjes që mbrohen nga ligji “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”?
Përgjigje: Ligji mbron të gjithë ata që dhunohen në marrëdhëniet familjare, pavarësisht nga gjinia e tyre. Pra, edhe pse gjithkush mund të mendojë se ai mbron në mënyrë të veçantë gratë meqenëse ajo është subjekti më i dhunuar brenda familjes, ligji vetë nuk parashikon diferencime të tilla, duke përmbushur kështu, një nga standardet më të arrira të barazisë gjinore.
Pjesëtarët e familjes sipas këtij ligji janë:
a) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja apo ish-bashkëshorti/ja apo ish-partneri/ja bashkëjetues;
b) vëllezërit, motrat, gjinia në vijë të drejtë, përfshirë prindërit adoptues dhe fëmijët e adoptuar;
c) bashkëshorti/ja ose bashkëjetuesi/ja i personave të parashikuar në shkronjën “b”;
ç) gjinia në vijë të drejtë, përfshirë edhe prindërit, edhe fëmijët e adoptuar të bashkëshortit/es ose bashkëjetuesit/es;
d) vëllezërit dhe motrat e bashkëshortit/es nëse kanë bashkëjetuar gjatë tre muajve të fundit;
dh) fëmijët e bashkëshortëve apo partnerëve bashkëjetues.

Rasti nr. 1
Unë kam zgjidhur martesën para disa muajve dhe vazhdoj të ndaj të njëjtën shtëpi me ish-bashkëshortin tim. Pas zgjidhjes së martesës ai është bërë edhe më i dhunshëm se më parë duke më kërcënuar herë pas here se do të më vrasë mua dhe prindërit e mi. A më mbron ligji në këtë rast? A mund të bëj një kërkesë për urdhër mbrojtje edhe për prindërit e mi?
Përgjigje: Në këtë rast ju dhunoheni nga ish-bashkëshorti juaj dhe ligji ju ofron mbrojtje. Në të njëjtën kërkesë për urdhër mbrojtje për veten tuaj, ju mund të kërkoni edhe mbrojtjen e prindërve. Megjithatë, ata mund të mbrohen edhe duke paraqitur një kërkesë të veçantë drejtuar Gjykatës për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose të urdhrit të  mbrojtjes.

Rasti nr. 2
Bashkëshorti im më fyen, nuk më vlerëson, nuk më merr mendim për çështje të rëndësishme në familje që lidhen p.sh. me fëmijët. Unë shpesh ndihem keq dhe qaj krejt e vetmuar. A nuk është kjo dhunë? A më ofron mbrojtje ky ligj?
Përgjigje: Po! Me dhunë ne kuptojmë çdo veprim apo mosveprim të një personi ndaj një personi tjetër, që sjell si pasojë cënim jo vetëm të integritetit fizik por edhe atij moral, psikologjik, seksual, social dhe ekonomik që ushtrohet midis personave që janë apo kanë qenë në marrëdhënie familjare. Ligji nr.9669, ju ofron mbrojtje në një rast të tillë dhe ju mund të përdorni mjetet ligjore që ai parashikon duke kërkuar lëshimin nga gjykata përkatëse të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrit të mbrojtjes dhe përfshirjen në të masave specifike për mbrojtjen nga forma psikologjike e dhunës.

Pyetje: Ku mund të drejtohet viktima e dhunës në marrëdhënie familjare dhe ku mund  të paraqesë kërkesë për mbrojtje?
Përgjigje: Në rast të dhunës në familje, viktima mund t’i drejtohet me anë të një kërkese:
Ø      Postës së policisë më të afërt (të zonës ku banon ose ndodhet);
Ø      Njësisë përkatëse vendore (komunë, bashki);
Ø      Qendrës shëndetësore të zonës ku banon apo ndodhet;
Ø      Gjykatës së rrethit  të vendbanimit, vendndodhjes së saj ose të dhunuesit/es, me kërkesë padi, për të marrë masat e nevojshme.

Pyetje: Kush mund të paraqesë kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje?
Përgjigje: Kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje mund të paraqesin cilido nga të mëposhtmit: vetë viktima, përfaqësuesi ligjor ose avokati i viktimës, policia/prokuroria, personi me të cilin viktima ka marrëdhënie familjare, përfaqësuesit e zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku ka banimin e përhershëm apo të përkohshëm viktima, qendrat dhe shërbimet për mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.

Pyetje: Çfarë mbrojtje më ofron policia, a e garanton ajo sigurinë time?
Përgjigje: Organet e policisë pasi marrin denoncimin tuaj, regjistrojnë konstatimet në një raport të shkruar, dhe ju viheni në dijeni nga policia për numrin përkatës të rastit të raportuar. Ky numër do t’ju shërbejë për të provuar para gjykatës së Rrethit Gjyqësor përkatës, se jeni dhunuar dhe në këto kushte jeni paraqitur për mbrojtje në komisariatin më të afërt të policisë. Policia ka detyrimin t’i lëshojë kërkuesit ose gjykatës, kopje të dokumenteve shkresore, të çertifikuara me vulë. Policia mund të paraqesë kërkesën për urdhër mbrojtjeje dhe urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, si dhe të marrë pjesë në gjykimin e tyre. Nëse jeni në rrezik për jetën tuaj, ju mund të shoqëroheni nga një polic gjatë kohës që kërkesa juaj për urdhër mbrojtjeje është duke u shqyrtuar nga gjykata përkatëse.

Si mund t’ju ndihmojmë?

Stop Dhunës në Familje!

Njihni të drejtat tuaj. Tani ka një ligj që ju mbron.
Për të denoncuar dhe kërkuar ndihmë, telefono:

Tiranë (04) 2233408
Shkodër (022) 44022
Rrëshen (0216) 22233
Vlorë (033) 28048
Berat (032) 31004

POLICIA 129

JU KENI TË DREJTË TË JETONI NJË JETË PA DHUNË…
Broshurë për viktimat e dhunës në familje e komunitet

Qendra ku mund të kërkoni ndihmë

Rrjeti kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit
1. Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim
Kontakt: Eglantina Gjermeni
Adresa: Rr. “Abdyl Frashëri”, Pall. 10/1, Ap.3,
Kutia Postare 2418, Tiranë
Tel: 04 22 55 514
Faks: 04 22 55 515
E-mail: qdi@gadc-al.org
Në internet: www.gadc-al.org

2. Qendra e Këshillimit për Gra e Vajza, Tiranë
Kontakt: Iris Luarasi
Adresa: Rr ” Sami Frashëri”, pranë shkollës “11 Janari”, Shk.2, k.3
P.O. Box 2416/1, Tiranë
Tel: 04 22 33 408/9
E-mail: luarasi@gmail.com

3. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Kontakt: Aurela Anastasi
Adresa: Rr. “Vaso Pasha”, P. 12, Shk 1, Ap 1
Tel. 04 2259 795
Faks: 04 2241 914
E-mail: avokatore@albmail.com
Në internet: www.qag-al.org

4. Shoqata “Refleksione”
Kontakt:Monika Kocaqi
Adresa: Rr. e Elbasanit, P. Fratari, Tërshana 2, kati i parë,
P.O.BOX 2412/1, Tiranë,
Tel/Fax. 04 23 40 433
E-mail: refleksione@icc-al.org
Në internet: www.refleksione.org
Në Shkodër, Tel/Fax: (0224) 284 44
Në Pogradec, Tel/Fax: (0832) 221 15

5. Strehëza për Gratë dhe Vajzat
Kontakt: Edlira Haxhiymeri
Tel/Fax: 04 22 61 885
Tiranë

Qendra të tjera që ofrojnë asistencë

1. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri
Kontakt: Altin Hazizaj
Adresa: Pallatet e Shallvareve, Vila mbrapa fushave të tenisit
P. O. Box 1738, Tiranë
Tel / Faks: ++ 355 4 22 422 64
E-mail: crca@crca.org.al
Në internet: www.crca.org.al

2.Qendra e Trajtimit Multidisiplinar për Problemet e Keqtrajtimit të Fëmijëve
Kontakt: Ditika Shehi
Rr. “Pjetër Bogdani”, P. Teuta, K. ¾, Tiranë
Tel: +355 4 22 67 038
E-mail: d.shehi@yahoo.com

3. Shoqata “Për Gratë dhe Fëmijët”
Kontakt: Rajmonda Prifti
Adresa: Ish-Kombinati i Drurit “Misto Mame”, Tiranë
Tel: 04 23 52 830
E-mail: mondaprifti@albmail.com

4. Shoqata “Në Dobi të Gruas Shqiptare”
Kontakt: Sevim Arbana
Adresa: Rr. “Naim Frashëri”, Nr.6, Tiranë
Tel: 04 22 23 001 / 22 47 502
E-mail: sevim@icc-al.org: uaw@icc-al.org
Në internet: www.uaw-al.org

5. Shoqata e Grave me Probleme Sociale, Durrës
Kontakt: Bajana Ceveli
L. “11 Janari”, prapa gjykatës Durrës.
Tel: 052 223 815 / 052 234 600
E-mail: bceveli@yahoo.com
shoqatagrave@yahoo.com
qendraekeshillimit@yahoo.com

6. Forumi i Gruas, Elbasan
Kontakt: Shpresa Banja
Lagja “5 Maji”, P. “Fetah Ekmekçiu”, P. 450/1
Tel: 054 255 509
E-mail: forumi_gruaselbasan@yahoo.com
shpresa_banja@yahoo.com

7. Unë Gruaja - Pogradec
Kontakt: Afroviti Gusho
Adresa: Rr. “Rreshit Çollaku”, Pogradec
Tel: 083 222 140, Faks: 083 225 104
E-mail: viti@adanet.com.al;
une_gruaja@yahoo.com

8. Qendra Psiko-Sociale “Vatra”
Kontakt: Vera Lesko
Rr. Vlorë Skelë, Lagj. “Isa Boletini”
Mbi Bankën Italo-Shqiptare
Kati 3, Vlorë
Tel/Faks: 033 224 078
E-mail: qvatra@icc-al.org
qvatra@abcom-al.com

9. Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”
Kontakt: Alketa Kabashi
L. “3 Heronjtë”, Rr. “Branko Kadia”, Nr. 57, Shkodër
Tel: 0224 4022
E-mail: qendragruashk@yahoo.com
hapatelehte@gmail.com
Në internet: www.hapatelehte.org

10. “Gruaja tek Gruaja”
Kontakt: Majlinda Angoni
L. “M.Alimani”, Rr. V.Shanto, P.718,
Tel: 02 441 154
E-mail: gruajatekgruaja@gmail.com

11.”Me Ju dhe për Ju Vajza”, Fier
Kontakt: Violeta Sota
Lagjja “Thoma Pogaçe”
Tel: 034 22 884

12. “Forumi i Pavarur i Gruas” - Sarandë
Kontakt: Lumturi Xhani
Lagjja Nr. 1, Rr. “Onhezmin”, Sarandë
Tel: 085 22 22 76
Faks: 085 22 49 34
E-mail: jonaojq@yahoo.com


A keni nevojë për ndihmë?

Ç’do të thotë dhunë në familje?

Dhuna në familje merr forma të ndryshme, të cilat përfshijnë:
- dhunë fizike
- dhunë verbale
- dhunë psikologjike
- dhunë seksuale
- dhunë ekonomike

Termat “dhunë ndaj grave” dhe “dhunë me bazë gjinore” përdoren për t’iu referuar një vargu abuzimesh ndaj grave që krijohen nga pabarazia gjinore dhe statusi i nënshtruar i grave në shoqëri në raport me burrat. Në 1993, Deklarata e Vjenës dhe Programi për Veprim përkufizuan dhunën ndaj grave si “një akt i dhunës me bazë gjinore që rezulton në dëmtim fizik, seksual, psikologjik apo vuajtje të grave apo kërcënim për akte të tilla, një shtrëngim apo heqje e paarsyeshme e lirisë, të cilat ndodhin në jetën private dhe atë publike”.
Format e dhunës me bazë gjinore përfshijnë, por nuk janë vetëm: dhuna në familje, abuzimi seksual, përdhunimi, ngacmimi seksual, trafikimi i grave, prostitucioni i detyruar dhe praktika lënduese tradicionale.
Dhuna ndaj grave është një formë e përhapur e dhunimit e të drejtave të njeriut, e cila është llogaritur se mund të prekë, në një formë a në një tjetër, një në tre gra në mbarë botën.

Kërkoni ndihmë apo këshillim, nëse partneri juaj:

• ju keqtrajton fizikisht: ju shtyn, ju godet, gërvisht, ju qëllon me objekte të ndryshme;
• ju kërcënon me thikë ose me armë tjetër;
• refuzon t’ju ndihmojë kur jeni shtatzënë ose sëmurë;
• ju detyron të bëni gjëra seksuale kundër dëshirës suaj dhe/ose ju trajton si objekt seksual;
• ju mbyll në shtëpi dhe ju pengon të bëni gjëra të zakonshme si pazarin, vizita te familjarët dhe miqtë tuaj, biseda me persona të gjinisë tjetër;
• ju detyron të kryeni gjëra poshtëruese;
• kontrollon të ardhurat tuaja financiare dhe e përdor paranë si mjet nënshtrues;
• ju bën të ndjeheni se s’ka rrugëdalje, se dhuna është e merituar dhe duhet duruar.

Një shans tjetër?!

Histori dhune të grave dhe vajzave të strehuara në Strehëz

F.K. kishte dy fëmijë: një vajzë 14 vjeçe dhe një djalë 9 vjeç kur erdhi pranë Strehëzës në Tiranë, në vitet e para të saj. Ishin fëmijë të shkathët, të bukur, por të dobët fizikisht. Madje djali kishte edhe probleme shëndetësore. Nëse do të merrje parasysh problemet e saj familjare, nuk do të habiteshe, madje do të nxitoje për t’i dhënë ndihmën e parë shëndetësore dy fëmijëve.
F. ishte martuar me një djalë, të cilin nuk e kishte parë kurrë para  martese. “Më pëlqeu se ishte i pashëm, jetonte në qytet me të ëmën, kishin shtëpi, tokë”, - tregonte F., e cila vinte nga një familje e varfër fshatare. “Ishte punëtor dhe kujdesej për fëmijët. Gjerat shkonin mirë dhe unë isha e kënaqur që kisha krijuar në shtëpi një ambient të ngrohtë e plot dashuri.”
“Nuk e kuptoj se si ndryshoi aq shumë ai njeri, që e desha dhe tek i cili besoja aq shumë. Një ditë vjen i pirë në shtëpi. Nuk e kisha parë ndonjëherë në atë gjendje, më erdhi keq dhe e ndihmova të shtrihej, por ai filloi të vinte i pirë pothuajse çdo ditë. Më rrihte për hiç gjë dhe nuk donte ta kundërshtoje. Fëmijët ishin të vegjël, i mbyllja nga dhoma dhe ata sikur të më kuptonin, nuk nxirrnin zë. Kisha menduar shumë herë të ikja nga shtëpia, por nuk kisha ku të shkoja me dy fëmijë të vegjël. Kështu, në këto kushte jetova dhjetë vjet.”
“Pas këtyre dhjetë vjetëve të mundimshëm me sakrifica për të rritur fëmijët nën presionin dhe aktet e dhunës, mora përfundimisht guximin për të kërkuar divorcin. Përfitova nga divorci njërën nga dhomat e shtëpisë, ku jetoja me fëmijët, ndërsa në dhomën tjetër jetonte ai me një grua tjetër. Më keqtrajtonte edhe mua, edhe tjetrën.”
“Në moshën 14 vjeç më sëmuret djali i madh dhe për fatin tim të keq e humba përgjithmonë. Gjatë kësaj periudhe të vështirë ish-burri im afrohet me mua dhe fëmijët. Ndërkohë, gruaja tjetër u largua. Vendosëm t’i jepnim edhe një shans tjetër njeri-tjetrit, pa lidhje martesore. Po ditëve të qeta u erdhi shpejt fundi. Ai përsëri pinte, shkonte në lojërat e fatit ku humbte shuma të mëdha parash. U bë shumë më i dhunshëm ndaj meje dhe fëmijëve, madje edhe ndaj nënës së vet, e cila edhe pse e kishte djalë mbante anën tonë.”
“Dhuna ishte shtazarake. Shumë herë kam pasur fraktura në krahë dhe këmbë, më detyronte të kryenim marrëdhënie seksuale dhe vazhdonte të rrihte fëmijët. Vjehrra më dha pensionin e vet dhe me tha të nisesha për në Tiranë, ku gjendej një shoqatë që ndihmonte gratë e dhunuara. Për fëmijët u kujdes ajo. Ika tek ime motër, e cila më ndihmoi të vija në Tiranë. Për fatin tim të mirë, arrita të lija takimin për intervistën.”
‘Sa shumë kisha ëndërruar që dikush të m’i dëgjonte hallet, edhe pse në dy orë nuk mund të përshkruash një jetë me dhunë. Dridhesha e tëra dhe mes lotëve ju lutesha për ndihmë. Kisha frikë për fëmijët që i kisha lënë vetëm.”
F. qëndroi disa muaj në Strehëz bashkë me fëmijët. U mbështet  për të gjetur qetësi, siguri dhe punë. Punonte dy punë. Lodhej, megjithatë dukej e kënaqur, e qetë dhe e lehtësuar. Ishte grua punëtore, e zgjuar dhe e fortë. E dinte se vetëm me punë e dhe duke kursyer mund të zgjidhte kërkesat minimale për jetën e fëmijëve dhe jetën saj. Ajo ishte një nënë e mirë dhe dinte të komunikonte me ta. Vajza ishte inteligjente, e dëgjonte shumë të ëmën dhe ecte shumë mirë në mësime. Edhe djali u diagnostikua dhe u kurua.
Më pas F. u kthye në qytetin e vet. Sot punon në një “Fast-food”. Tashmë e ndihmon edhe djali që i është rritur dhe i është bërë krahë dhe mbështetje në jetën e saj. Ndërsa vajza ka ndërtuar një familje të re.

Bashkohuni me Ne

Dhuna ndaj grave nuk është kurrë e pranueshme, kurrë e shfajsueshme, kurrë e tolerueshme” - Ban Ki-Moon, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, 25 shkurt 2008

Dhuna në familje është një problem i cili nuk duhet të qëndrojë pas “dyerve të mbyllura”, pasi ajo na prek të gjithëve dhe duhet trajtuar si një problem i mbarë shoqërisë.

Dhuna, sa larg mund të duket, aq afër është realisht. Sa më shumë të mundohesh ta mohosh, aq më e pranishme bëhet, sa më shumë të heshtësh, aq më shumë të mposht, sa më shumë të durosh, aq më shumë të shkatërron….

Më 25 nëntor deri në 10 dhjetor, çdo vit zhvillohet në mbarë botën fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave. Fjongoja vjollcë është simboli i përpjekjeve të përbashkëta për t’i thënë: Ndal dhunës ndaj grave. Këtë vit motoja e fushatës është:

Angazhohu Vepro Kërko: Ne MUND ta ndalojmë Dhunën ndaj Grave!

Ju inkurajojmë ta vini këtë fjongo në shenjë solidariteti.

NJË GJEST SIMBOLIK SOT, NJË REALITET NDRYSHE NESËR!

Deklaratë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, 25.11.09

Deklaratë nga Drejtorja Ekzekutive e UNIFEM-it, 20.11.09

Ç’janë 16 Ditët e Aktivizimit

Fushata e 16 Ditëve të Aktivizimit kundër Dhunës ndaj Grave është një traditë që nisi në vitin 1991 nga Instituti i parë i Lidershipit Global të Grave. Ajo fillon në 25 Nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës ndaj Grave dhe vazhdon deri në 10 Dhjetor që është edhe Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, duke lidhur simbolikisht këto dy ditë në përforcim të mesazhit se dhuna ndaj grave është shkelje e të drejtave të njeriut.

Fushata e 16 Ditëve organizohet në mbarë botën nga aktivistë të të drejtave të njeriut për të bërë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave nëpërmjet:

Qasja ndaj dhunës mbi gratë e vajzat si shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut është një komponent kyç i 16 Ditëve të Aktivizmit. Aktivistët kanë përdorur paradigmën e të drejtave të njeriut për të ndryshuar kuptimin e dhunës ndaj grave në të gjithë botën duke përcaktuar se në mbrojtjen, promovimin dhe përmbushjen e të drejtave të tyre, për gratë nuk mund të ketë trajtim ndryshe nga gjysma tjetër e njerëzimit. Ata nënvizojnë se dhuna me bazë gjinore cënon parimet bazë që karakterizojnë të drejtat e njeriut, d.m.th.:

  1. Dinjitetin: Bërthama e të drejtave të njeriut është mbrojtja dhe promovimi i dinjitetit njerëzor, të cilin dhuna ndaj grave e godet në mënyrë të drejtpërdrejtë.
  2. Universalitetin: Natyra universale e të drejtave njerëzore nuk do të thotë se ato përjetohen në të njëjtën mënyrë tek të gjithë njerëzit, por ajo nënkupton që qeveritë dhe komunitetet duhet të mbështesin disa vlera morale dhe etike në të gjitha vendet e botës, që janë kategorikisht të kundërta me dhunën me bazë gjinore.
  3. Barazinë dhe mosdiskriminimin: Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (UDHR) dhe dokumente të tjerë ndërkombëtarë u japin grave dhe burrave, vajzave dhe djemve të drejta të njëjta dhe përgjegjësi të barabarta, pavarësisht nga rolet ose marrëdhëniet që ata mund të kenë. Kur dhunimet e grave nuk konsiderohen si abuzime të të drejtave njerëzore, gratë dobësohen si qenie njerëzore dhe shkelet personaliteti i tyre.
  4. Pandashmërinë: Të drejtat e njeriut janë të pandashme, gjë që do të thotë se të drejtat politike, sociale, ekonomike, kulturore dhe kolektive të grave duhet të adresohen bashkërisht, pa lejuar “vënie prioritetesh” ose ndarje në grupe të drejtash disa prej të cilave duhet të realizohen para të tjerave.
  5. Ndërveprimin: Çështjet e të drejtave të njeriut shfaqen në të gjitha sferat e jetës - shtëpi, shkollë, vendin i punës, zgjedhje, gjykatë etj.. Dhunimet e të drejtave të njeriut janë të lidhura; humbja e të drejtave në një aspekt mund të paracaktojë humbjen në të tjerat. Në të njëjtën kohë, promovimi i të drejtave të njeriut në një fushë të caktuar, mbështet të drejtat e tjera të tij.
  6. Përgjegjësinë e Qeverisë: Të drejtat e njeriut nuk janë dhurata që jepen sipas dëshirës së qeverive. Asnjë qeveri nuk duhet t’i mohojë ose zbatojë ato tek disa individë e jo tek të tjerët. Kur veprojnë kështu ato duhet të vihen para përgjegjësisë.
  7. Përgjegjësinë Personale: Qeveritë nuk janë të vetmit autorë të dhunimit të të drejtave të grave. Shoqëria dhe individët duhet të mbajnë gjithashtu përgjegjësi; zakonet kulturore dhe traditat sociale që nënshtrojnë gratë duhet të sfidohen.

Deklaratat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut të miratuara nga Kombet e Bashkuara që trajtojnë dhunën ndaj grave dhe u kërkojnë shteteve të ndërmarrin veprime, përfshijnë Konventën e Eliminimit të të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW, 1979), Deklaratën mbi Eleminimin e Dhunës ndaj Grave (DEVAW, 1993), Deklaratën e Pekinit dhe Platformën për Veprim (1995), Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (Statuti i Romës, 1998), Deklaratën e Mijëvjeçarit (2000) dhe Këshillin i Sigurisë 1325 për Gratë, Paqja dhe Siguria (2000), si dhe të tjera.

Na Kontaktoni

Për më shumë informacion mbi projektin dhe si ju mund të angazhoheni në veprimtaritë tona kundër Dhunës në Familje, kontaktoni:

Monika Kocaqi                                                                                     Rudina Mullahi
Cel: +355 682049380                                                                   Cel. +355 692693484
E-mail: info@refleksione.org                                              E-mail: info@stopdhunes.org

Rreth Nesh

Rrjeti kundër Dhunës Gjinore dhe Trafikimit është themeluar në vitin 1998. Ai përfshin:

  1. Shoqatën Refleksione
  2. Strehëzën
  3. Qendrën e Këshillimit për Gra dhe Vajza
  4. Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare    dhe
  5. Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Angazhimi ynë tonë kundër dhunës ndaj grave në familje e komunitet është pjesë e një lëvizje mbarëbotërore për të luftuar këtë dhunim të të drejtave të njeriut. Kështu, Amnesty Internacional ka dalë me një plan prej 14 pikash drejtuar qeverive në çdo vend të botës për luftën kundër dhunës në familje, duke u bërë njëkohësisht thirrje individëve dhe dhe organizatat të përdorin influencën e tyre për të siguruar që qeveritë të zbatojnë këtë program. Në të thuhet që të gjitha qeveritë duhet:

1. Të dënojnë dhunën në familje.

Zyrtarët dhe udhëheqësit politikë të çdo niveli, kombësie apo rajoni duhet të dënojnë publikisht dhunën në familje. Ata duhet të dinë që dhuna në familje është një dhunim i të drejtave të njeriut dhe është çështje me interes publik dhe jo me natyrë private. Zyrtarët nuk duhet të mbështeten tek zakonet, tradita ose feja për të shmangur përgjegjësinë e tyre në eliminimin e dhunës në familje.

2. Të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit publik për dhunën në familje.

Fushatat për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të opinionit publik mbi dhunën në familje duhet të fillojnë me shkollat, kolegjet, forumet qytetare dhe vendet e punës, për të denoncuar dhunën në familje, për të larguar stigmën ndaj grave objekt i dhunës dhe për të inkurajuar të mbijetuarat për të kërkuar dëmshpërblim. Duhen përdorur të gjitha llojet e mediave, internetin, leksione e debate dhe në fushata duhet të përfshihen liderët në komunitete, politikanë të ndryshëm, gazetarë dhe shoqëria civile. I gjithë informacioni duhet të jetë lehtësisht i kuptueshëm në gjuhën e vendit.

3. Të përdorin sistemin e arsimit për të parandaluar paragjykime.t

Lëndët edukuese duhet të përfshihen në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, duke mundësuar njohjen e parandalimit të dhunës në familje dhe çrrënjosjen e idesë se dhuna në familje është e pranueshme. Mësuesit e lektorët duhet të jenë pjesë e përpjekjes për të kapërcyer paragjykimet dhe stereotipet që i vendosin vajzat dhe gratë në role dytësore dhe kontribuojnë në dhunën në familje.

4. Të shfuqizojnë legjislacionet që diskriminojnë gruan.

Të gjitha ligjet përfshi ato penale, civile, familjare duhet të rishikohen për t’u siguruar që ato janë në përputhje me parimet e të drejtave të njeriut. Çdo ligj, rregullore, procedurë e cila diskriminon gruan ose që përmban nuanca diskriminuese, ashtu si çdo ligj që lehtëson ose krijon kushte për dhunën ndaj gruas, duhet të amendohet. Ndërkohë duhet të miratohet legjislacion i ri që siguron cilësi jete për gruan.

5. Të mandatojnë që dhuna në familje është një shkelje penale.

Të garantojnë që të gjitha format e dhunës në familje trajtohen në ligj si dhunim i të drejtave të njeriut dhe që rastet e dhunës në familje hetohen dhe ndëshkohen në përputhje me shkallën e krimit, dhe që viktimat përfitojnë dëmshpërblim.

6. Të hetohen dhe ndiqen rastet e dhunës në familje.

Të garantojnë që policia mundëson një mjedis të sigurt dhe konfidencial për gratë të cilat raportojnë për dhunë në familje, që ka një urdhër për regjistrimin e këtyre ankesave të cilat duhet të bëhen me përpikëri e jo të njëanshme dhe që ato hetohen në mënyrë efektive.

7. Të mënjanojnë pengesat gjatë ndjekjes penale për dhunën në familje.

Procedurat gjyqësore dhe rregullat e evidentimit duhet të reformohen në mënyrë që ato të mos dekurajojnë gratë për të denoncuar shkaktarët e dhunës. Dëshmitarët dhe të tjerët që janë në rrezik gjatë hetimit duhet të mbrohen nga kërcënimet, shantazhi dhe masat ndëshkimore. Duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë midis policisë, autoriteteve zbatuese, zyrtarëve të tjerë dhe shërbimeve për viktimat në nivel lokal.

8. Të sigurojnë për zyrtarët trajnime të detyrueshme për problemet e dhunës në familje.

Të organizohen trajnime të detyrueshme për zyrtarët, duke përfshirë policinë, gjyqtarët, ligjvënësit, personelin mjekësor, punonjësit socialë dhe mësuesit, se si të identifikojnë rastet e dhunës në familje, si të sigurojnë mbrojtje për të mbijetuarit, si të mbledhin dhe mbrojnë provat.

9. Të sigurojnë fonde të mjaftueshme për luftën kundër dhunës në familje.

Fondet duhet të jetën të mjaftueshme për të filluar zbatimin e legjislacionit që mbron gratë nga dhuna në familje, si dhe për të siguruar mbështetje të mjaftueshme dhe masa rehabilituese për të mbijetuarat.

10. Të sigurojnë mjedise të sigurta për të shpëtuar gratë nga dhuna.

Duhet të realizohet rregullimi i përkohshëm i grave të dhunuara në strehëza ose vende të tjera të sigurta pa ndërhyrë në privatësinë, autonominë dhe lirinë e lëvizjes së tyre. Disa prej këtyre vendeve mund të ndihmojnë dhe të ofrojnë mbështetje për rimëkëmbjen mendore dhe fizike të grave. Ndërkohë këto gra duhet të ndihmohen që të kenë një strehim të sigurt për një kohë të gjatë.

11. Të sigurojnë shërbime mbështetëse për gratë, viktima të dhunës në familje.

Të punohet në bashkëpunim me OJF-të që veprojnë në këtë fushë për t’u ofruar grave të dhunuara ndihmë gjyqësore, përfshi këtu këshillim ligjor falas kur është i nevojshëm në rast divorci, kujdestari për fëmijët apo lënie trashëgimie. Të sigurohen që ato të kenë në dispozicion fonde të mjaftueshme për shëndetin dhe shërbime mbështetëse përfshi dhe këshillimin.

12. Të reduktojnë rrezikun e kërcënimeve me armë.

Të kihet prioritet largimi i të gjitha armëve të zjarrit nga shtëpitë ku janë raportuar incidente të dhunës në familje. Të përfshihen pyetje mbi zotërimin e armëve në gjitha anketat demografike, shëndetësore dhe të shërbimeve sociale që realizojnë punonjësit socialë dhe ata të shëndetësisë.

13. Të grumbullojnë dhe publikojnë të dhënat mbi dhunën në familje.

Të merren masa që institucionet qeveritare të mbledhin në mënyrë të standardizuar të dhëna mbi dhunën në familj, t’i publikojnë dhe shpërndajnë ato, me qëllim që këto të dhëna të përdoren në përgatitjen e politikave dhe programeve efektive kundër dhunës në familje.

14 .Të informojnë gratë për të drejtat e tyre.

Të bëjë të mundur informimin e grave, viktima të dhunës mbi të drejtat e tyre, shërbimet dhe ndihmën që ato kanë të drejtë të përfitojnë. Rajoneve të policisë dhe institucioneve të tjera shtetërore duhet t’u kërkohet të publikojnë se cilat janë përgjegjësitë dhe masat që ato ofrojnë për gratë e dhunuara.